Kur i skadon kontrata?

Futboll

Kur i skadon kontrata?

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 22:24
Mason Mount

Mesfushori i Chelsea dhe Anglisë, Mason Mount, i cili ka vetëm 18 muaj në kontratën e tanishme dhe ende nuk ka filluar bisedimet për zgjatjen e saj, ka vënë alarmin të disa skuadra në Europë

Liverpool dhe Juventus janë dy skuadrat që janë duke e monitoruar nga afër të ardhmen e Mason Mount, pasi që bisedimet mes Chelsea dhe mesfushorit anglez për zgjatjen e një kontratë të re janë ndërprerë, për shkak të Botërorit.

Kontrata e Mount skadon pas 18 muajve dhe situata e tij ka bërë që disa klube të shikojnë mundësinë që ta joshin atë që të largohet nga Stamford Bridge. 23 vjeçari ka filluar bisedimet me Chelsea që nga vera, por nuk ka shenja përparimi, negociatat nuk pritet të rifillojnë deri në janar.

Pronarët e Chelsea nuk janë të interesuar ta humbin Mount, i cili ka qenë i lidhur me këtë klub që nga fillimi i karrierës së tij dhe ata janë optimist që negociatat do të përfundojnë në mënyrë pozitive. Mount është parë si kapiteni i ardhshëm i Chelsea dhe hierarkia dëshiron ta shpërblejë atë për paraqitjet e tij me një kontratë shumë më të përmirësuar.

Megjithatë, ka pasur indikacione që kontrata nuk është e garantuar. Mount për momentin është njëri prej lojtarëve më të vogël në skuadrën e parë dhe dëshiron që kontrata e re të reflekton me statusin e tij që është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës së Graham Potter. Ofertat e para ishin shumë më ulët se pritshmëritë e tij,.

Kështu, Mount, që shihet si njëri prej talenteve më të mirë të rinj të Premier Ligës gjatë tri viteve të fundit, ka zgjuar interesim nga Juventusi dhe Liverpooli, të cilët po shikojnë t’i freskojnë mesfushat e tyre.

Manchester City po ashtu është lidhur me një kalim të Mount, i cili vlerësohet nga trajnerët e tij për aftësitë që ka me topin, gjithanshmërin e tij dhe inteligjencën taktike. A do të vazhdon ai të qëndrojë në Premier Ligë apo të shkon në Itali duke ju bashkuar Juventusit, të cilët kanë pasur një fillim sezoni jo të mirë, kjo mbetet të shihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat