​Ermal Krasniqi shpallet “Ylli i javës” në Superligën e Kosovës

Futboll

​Ermal Krasniqi shpallet “Ylli i javës” në Superligën e Kosovës

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 14:32

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Mall, vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” pas çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.

Çmimi i më të mirit për javën e 18-të në Superligën e Kosovës këtë javë i ka takuar futbollistit të Ballkani, Ermal Krasniqi.

Pas marrjes së këtij çmimi për herë të dytë në këtë edicion, Ermal Krasniqi , foli për faqen zyrtare të FFK-së.

“Si çdo herë është kënaqësi të zgjedhësh më i miri i javës. Ndjenjë e mirë që u riktheva prapë gjatë këtij edicioni për ta marrë këtë shpërblim. Jam i lumtur për sukseset e klubit dhe për faktin që arrij ta ndihmoj skuadrën nga ndeshja në ndeshje në arritjen e objektivave të saj. Ballkani edhe në këtë edicion po tregon seriozitet dhe jemi në rrugën e duhur për ta mbrojtur titullin kampion. Falënderoj bashkëlojtarët, trajnerët dhe të gjithë stafin, pasi bashkërisht po bëjmë një punë të mrekullueshme”, ka theksuar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat