Agjenti i Kessie flet për largimin e mundshëm nga Barcelona

Futboll

Agjenti i Kessie flet për largimin e mundshëm nga Barcelona

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 14:25
Franck Kessie

Agjenti i Franck Kessie ka përjashtuar mundësinë për nja largim të mundshëm nga Barcelona.

Ylli i Bregut të Fildishtë, Franck Kessie ka filluar të lidhet me një largim të mundshëm nga Barcelona.

Lidhur me raportimet e fundit, disa komente ka dhënë agjenti i lojtarit, i  cili ka thënë se ky nuk është plani i tyre.

Madje, ai ka thënë se klubi janë të lumtur me lojtarin, përfshirë këtu Xavi Hernandezin.

“Barcelona janë të lumtur me të, përfshirë Xavin. Ne nuk planifikojmë që Kessie të largohet në janar, kjo nuk është në idetë tona”, qartësoi ai.

Është vetëm çështje kohe derisa lojtari të adaptohet”, tha agjenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat