​Dy emrat që mund ta zëvendësojnë Southgate në krye të Anglisë

Futboll

​Dy emrat që mund ta zëvendësojnë Southgate në krye të Anglisë

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 10:05
​Dy emrat që mund ta zëvendësojnë Southgate në krye të Anglisë

Gareth Southgate mund të mos vazhdojë të jetë në krye të Kombëtares së Anglisë pas eliminimit në çerekfinale të Kupës së Botës nga Franca.

E ardhmja e tij është vënë në dyshi, edhe pse vet trajneri nuk ka qartësuar nëse do të largohet, por mediat angleze raportojnë se ai është i joshur nga oferta e disa klubeve në ligën amerikane të futbollit, MLS.

Tani, sipas asaj që raporton “Daily Mail”, janë dy emra që potencialisht mund ta marrin drejtimin e Anglisë nëse Southgate vendos që të largohet.

Thomas Tuchel dhe Maurizio Pochettino janë dy trajnerët të cilët thuhet se kanë interesim për ta drejtuar Anglinë. Që të dy në të kaluarën ishin trajner të Paris-Saint-Germain, ndërsa janë të pa punë për momentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat