Pioli tregon se si i motivoi lojtarët e tij për Scudetton

Futboll

Pioli tregon se si i motivoi lojtarët e tij për Scudetton

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 21:48
Stefano Pioli

Milani rifitoi titullin e ligës sezonin e kaluar pas një pauze 11-vjeçare, për herë të parë që nga viti 2011. Interi përfundoi i dyti, duke humbur vetëm dy pikë, lufta gjatë sezonit ishte tepër e fort.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka folur për mënyrën sesi e ka motivuar skuadrën e tij gjatë kampionatit.

“Jam përpjekur të shkëput lojtarët nga ajo që po ndodh jashtë.

Rezultatet e konkurrentëve, lojërat e tyre. Por unë u thashë atyre se si gazetarët vënë bast për skuadrat e tjera për të fituar, për t’u dhënë atyre më shumë shanse se ne. Më duhet të falënderoj lojtarët e mi, ata u përgjigjën siç duhet dhe ne ia arritëm këtij qëllimi të madh”, tha Pioli për pianetamilan.it. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat