Futbollisti i Kasimpasas: Është një mrekulli që jemi gjallë

Futboll

Futbollisti i Kasimpasas: Është një mrekulli që jemi gjallë

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 16:13
Futbollisti i Kasimpasas: Është një mrekulli që jemi gjallë

Valentin Eysseric është njëri prej sportistëve që kanë mbetur me pasoja traumatike nga tërmeti i tmerrshëm që e goditi dje Turqinë.

Mijëra njerëz vdiqën, mijëra të tjera vazhdojnë të mbeten nën rrënoja dhe mijëra objekte u shembën nga tërmeti i fuqishëm që e goditi dje Turqinë, por edhe Sirinë.

E njëri prej atyre që i shpëtoi kësaj tragjedie natyrore ishte edhe futbollisti i Kasimpasas.

Ish-mesfushori i Fiorentinës e ka bërë një postim një ditë pas tërmetit shkatërrues, i cili i shkaktoi më shumë se 5 mijë viktima në këto dy shtete.

“Është një mrekulli që ekipi im dhe unë jemi gjallë. Le t’i ndihmojmë të tjerët në çdo mënyrë të mundshme”, ka shkruar Eysseric në Instastory.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat