Laporta: E kemi shpëtuar Barcelonën nga shkatërrimi financiar

Futboll

Laporta: E kemi shpëtuar Barcelonën nga shkatërrimi financiar

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 13:13
Joan Laporta

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta e ka konfirmuar se klubi ka shpëtuar nga shkatërrimi financiar.

Ulja e pagave në klub, shitja e lojtarëve dhe aktivizimi i levave si duket e kanë shpëtuar Barçën nga kriza financiare.

Laporta tha se e ka ndërtuar një ekip garues vetëm për një shumë prej 74 milionë eurove.

“Ne transferuam lojtarë për 215 milionë euro dhe përfituam 141 milionë euro nga shitjet, ne e ndërtuam një ekip garues për 74 milionë euro”, tha Laporta.

“Ne e zbritëm faturën e pagave për afro 100 milionë euro, dhe kështu po planifikojmë që të zbresim edhe 70 milionë euro të tjera. Po, e kemi shpëtuar Barcelonën nga shkatërrimi financiar”, tha më tej presidenti i Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat