Presidenti i klubit futet në konflikt me tifozët

Futboll

Presidenti i klubit futet në konflikt me tifozët

Nga: K.G. Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 17:15
Presidenti i klubit futet në konflikt

Një skandal i ri trondit Italinë dhe klubi i futbollit Ternana është në telashe të mëdha.

Skuadra e lartpërmendur nga Serie B ka mbetur pa trajner dhe pamjet e shfaqura në internet kanë tronditur shumë njerëz.

Pas humbjes së Ternana nga Cittadella, trajneri Aurelio Andreacoli dha dorëheqjen dhe pas ndeshjes presidenti i klubit Stefano Bandeki u konfliktua me tifozët.

Njeriu i parë i klubit ka pranuar se pas ndeshjes ka pështyrë tifozët.

“Është e vërtetë, kam pështyrë tifozët.

Por më kanë pështyrë të parët.

Unë sjell para në këtë klub dhe ata më pështyjnë, kështu që janë tifozët ata që duhet të ndryshojnë qëndrimin e tyre”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat