Xhaka u ul në stol, trajneri thyen serinë e ndeshjeve që zgjaste prej 37 vitesh

Futboll

Xhaka u ul në stol, trajneri thyen serinë e ndeshjeve që zgjaste prej 37 vitesh

Më: 4 mars 2023 Në ora: 21:22
Xhaka e Arteta

Arsenali ka mundur sot me shifrat 3:2 Bournemouth-in me një përmbysje drithëruese.

Por takimi i sotëm ishte historik edhe për faktin se Granit Xhaka ishte ulur në stolin e zëvendësuesve dhe nuk e nisi ndeshjen si titullar.

Trajneri Arteta zgjodhi Fabio Vieira nga minuta e parë në vend të mesfushorit shqiptar dhe i dha fund kështu një serie të gjatë ndeshjesh që zgjaste prej 37 vitesh,

Asokohe ishte hera e fundit kur Arsenali luante pa një futbollist i cili kishte luajtur të paktën një ndeshje me Arsen Wenger.

Ndeshja e fundit pa një lojtar titullar që kishte qenë nën urdhrat e ish-trajnerit francez, ishte më 22 janar 1986, në Kupën e Ligës ndaj Aston Vilës.

Përveç Xhakës, lojtarët e tjerë në radhët e Arsenalit që kanë luajtur në periudhën kur ekipi drejtohej nga Wenger, janë edhe Mohamed Elneni, Edi Nketiah dhe Rob Holding,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat