Sokoli i lumtur me fitoren ndaj Prishtinës

Futboll

Sokoli i lumtur me fitoren ndaj Prishtinës

Më: 12 mars 2023 Në ora: 19:27
Sokoli

Malisheva ka triumfuar 2-1 ndaj Prishtinës në kuadër të javës së 25-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri i malishevasve, Bylbyl Sokoli ka thënë se ishte një paraqitje e mirë nga ana e tyre, por që e patën edhe fatin në anën e tyre.

“Kemi filluar mirë ndeshjen. Goli i hershëm na mundësoi të taktizojmë, sepse humbja para një xhiroje na kishte vështirësuar punët, deklaroi fillimisht strategu i Malishevës.

“Më pas, loja pati rrjedhë të mirë për ne, kishim fat.

Lojtarët e dhanë maksimumin. Patëm faza të lojës me luhatje, por kishim edhe raste që duhej shfrytëzuar”.

“Ekipi është në ngritje të formës. Jemi të kënaqur me pikët por kemi ende vend për përmirësim në sulm e në mbrojtje”.

“Mbetet luftë e vështirë dhe e ashpër për mbijetesë.

Mesfusha ka nevojë të përmirësohet në fazën defensive.

“Jam i kënaqur me pikët e plota dhe angazhimin.

Na mbetet luftë e ashpër për ekzistencë”, ka shtuar më tej Sokoli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat