Hysaj me Lazion fitojnë derbin e madh të kryeqytetit italian 

Futboll

Hysaj me Lazion fitojnë derbin e madh të kryeqytetit italian 

Nga: K. Goca Më: 19 mars 2023 Në ora: 19:57
Hysaj feston me shokë

Lazio ka fituar derbin e madh të kryeqytetit italian, duke e mundur me rezultat 1:0 Romën, në kuadër të javës së 27-të të Serie A.

Romën e ka penalizuar shumë fakti se nga minuta e 32-të mbetet me një lojtar me pak. 

Futbollisti Ibanez u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve. 

Përjashtimi i tij ndodhi për shkak të një ndërhyrje të ashpër ndaj një lojtarit të Lazios.

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, u paraqit titullar për Lazion, duke treguar lojë jashtëzakonisht të mirë.

Në minutën e 65-të, Mattia Zaccagni ka realizuar për fitoren e Lazios.

Lazio aktualisht renditet në vend të dytë me 52 pikë dhe lë pas vetes Interin me 50, Milanin 48, AS Romën 47, Atalantën 45 etj.

Interi ka një ndeshje me pak që sonte (20.45) ndeshet me Juventusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat