Strakosha e Uzuni në monitorim, e premtja stërvitje në palestër

Futboll

Strakosha e Uzuni në monitorim, e premtja stërvitje në palestër

Më: 25 mars 2023 Në ora: 15:18
Shqipëria

Myrto Uzuni dhe Thomas Strakosha kanë zhvilluar stërvitje të diferencuar këtë të premte, me Sylvinhon dhe stafin që kanë vendosur të ruajnë të dy lojtarët.

Si gardiani i portës, ashtu dhe sulmuesi kanë patur ngarkesë fizike, me trajnerin që në bashkëpunim me stafin mjekësor që kanë vendosur që të dy futbollistët për seancën e pasdites t’i drejtohen fizioterapisë duke zhvilluar përgatitjet në palestër.

Strakosha vjen pas një dëmtimi me Brighton, të cilin gjithsesi e ka lënë pas, por ngarkesa fizike e akumuluar e këtyre ditëve ka bërë që stafi të tregohet i kujdesshëm, duke i programuar një stërvitje të diferencuar, ndërkohë që edhe Uzuni pas një sezoni shumë impenjativ me Granadën ka ndier lodhjen fizike, duke u bashkuar me portierin.

Gjithsesi bëhet fjalë vetëm për një masë parandaluese, pasi të dy futbollistët nuk duket se rrezikojnë për Poloninë dhe do të jenë rregullisht në seancën stërvitore të kësaj të shtune, e cila është programuar për tu zhvilluar me dyer të mbyllura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat