Presidenti i Federatës së Brazilit admiron Carlo Ancelottin

Futboll

Presidenti i Federatës së Brazilit admiron Carlo Ancelottin

Më: 26 mars 2023 Në ora: 17:00
Carlo Ancelotti

Largimi i teknikut Tite nga pankina e Brazilit pas eleminimit në çerek-finalet e Kupës së Botës, në Katar ka lënë një boshllëk të madh në drejtimin e “seleçaos”, me Presidentin e Federatës Braziliane të Futbollit, Endaldo Rodrigues që prej kohësh tashmë është në “ndjekje” të Carlo Ancelottit.

“Dashuria” e Presidentit të Federatës për teknikun e “galaktikëve”, teksa për mediat tha se Ancelotti respektohet nga të gjithë lojtarët dhe legjendat e Brazilit, edhe pse nuk është tekniku i tyre.

“Ancelotti është shumë i respektuar nga lojtarët, jo vetëm nga Ronaldo dhe Vinicius, por nga të gjithë ata që janë trajnuar prej tij. Unë e admiroj shumë atë më shumë për ndershmërinë e tij, sesa për qëndrueshmërinë e tij.

Ai nuk ka nevojë për prezantim, ai është një trajner i madh. Ai ka arritur shumë suksese dhe shpresoj se mund të arrijë më shumë”,- është shprehur Presidenti i Federatës Braziliane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat