Feyenoordi shkatërron Cambuurin

Futboll

Feyenoordi shkatërron Cambuurin

Më: 16 prill 2023 Në ora: 19:35
Pamje nga ndeshja

Feyenoordi i Rotterdamit i pandalshëm drejt titullit të 16-të të Eredivisies.

Kryesuesit e kampionatit elitar holandez siguruan fitoren e nëntë radhazi duke ruajtur diferencën prej tetë pikësh me PSV Eindhovenin kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fund të Eredivisies.

Suksesin e fundit e arritën në fushën e Cambuurit me rezultatin e thellë 0:3.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 17-të nga Gimenez, pas bashkëpunimit që pati me Paixaon.

Gjatë pjesë së dytë kryesuesit e Eredivisies realizuan edhe dy gola të tjerë, me Szymanskin në të 51-tën, ndërsa në të 64-tën Mac-Intosch devijoi në portën e tij për rezultatin përfundimtar 0-3.

Ndërkohë PSV Endhoveni fitoi 2-3 në fushën e Volendamit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat