Tetova i kënaqur: Ja cili lojtar e meriton Kombëtaren

Futboll

Tetova i kënaqur: Ja cili lojtar e meriton Kombëtaren

Më: 6 maj 2023 Në ora: 16:34
Tetova

Egnatia arriti të fitonte pa vështirësi ndaj Bylisit në kampionat dhe për këtë, trajneri Edlir Tetova u shpreh shumë i kënaqur.

Tekniku u Egnatias ka përgëzuar futbollistët e tij, duke pranuar se kartoni i kuq i Bylisit ia lehtësoi punën jo pak.

I kisha kërkuar skuadrës të ishim të kujdesshëm sepse Bylis rrinte mbrapa dhe nuk linte hapësisr5ra.

Pas të kuqit u thjeshtësua gjithçka. Jam i kënaqur nga djemtë dhe nga skuadra.

Mallota? Më kënaq sepse tregon frymë të mirë dhe janë shpërnda golat. Vetëm Fangaj nuk ka shënuar dhe shpresoj ta bëj. Më intereson ta shoh topin në rrjetë. Përgëzoj Kasën me merita për mënyrën se si më përgjigjet.

Formacioni? Asgjë nuk është me Atandën thjesht na ka ndihmuar shumë Memolla me diagonalet e gjata.

Mbrojtja ka bërë mirë këto dy ndeshje dhe normalisht lojtarët që bëjnë mirë është vështirë t’i lëvizim.

Redi Kasa në Kombëtare?

Patjetër që po! Kasas është një super profesionist në stërvitje dhe është në hapa për të shkuar në Kombëtare.

Është momenti më i mirë për të për të bërë një hap në karrierë dhe e meriton të marrë ftesë nga Kombëtarja.

Mendoj që Kasa mund të jetë alternativë që i hyn shumë në punë ekipit Kombëtar”, u shpreh Tetova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat