Sipas lajmit të dhënë nga footmercato, për Zinedine Zidane ka ardhur një ofertë marramendëse nga Arabia Saudite.
Skuadra në fjalë është Al Nassr, që kohët e fundit është ndarë nga Rudi Garcia dhe që ka në radhët e saj Cristiano Ronaldo-n.
Oferta për Zidane ka qenë një kontratë dyvjeçare prej 150 milionë eurosh.
Gjithmonë sipas medias franceze, Zidane e ka refuzuar.
Disa emra të profilit të lartë si Jose Mourinho dhe Zinedine Zidane ishin të lidhur me marrjen e drejtimit në Al-Nassr sezonin e ardhshëm.
Cristiano Ronaldo ka pasur një ecuri të jashtëzakonshme nën drejtimin e Zidane. Francezi mori drejtimin e Real Madridit pasi Rafael Benitez u shkarkua në mesin e sezonit 2015-16.
Ronaldo fitoi tre Champions League nën drejtimin e francezit dhe ishte golashënuesi më i mirë në të gjitha ato edicione.
Portugezi luajti 114 ndeshje nën drejtimin e Zidane, duke shënuar 112 gola dhe duke dhënë 30 asiste.
Ndërkohë, Al-Nassr do të mbetet pa trofe këtë sezon nëse nuk e fiton Ligën Pro Saudite. Ata kanë 63 pikë nga 28 ndeshje dhe janë 6 pikë mbrapa kryesuesve të Al-Ittihad.