Solomon flet pas daljes nga burgu, gati për Gjilanin

Futboll

Solomon flet pas daljes nga burgu, gati për Gjilanin

Më: 27 maj 2023 Në ora: 23:12
Solomon

Futbollisti i Gjilanit, Theophilus Solomon, është liruar nga burgu dje, pasi për tre muaj ishte i arrestuar në Tiranë, mbi dyshimet se kishte rrahur një grua sa luante në kampionatin shqiptar.

Ai me të dalë nga burgu ka reaguar, duke treguar keqardhjen e tij me rastin e ndodhur.

Ai përmes faqes zyrtare të SC Gjilanit, thotë: “Përshëndetje! Këtu është Theophilus Solomon. Jam shumë i lumtur që jam jashtë.

Më vjen shumë keq për atë se çfarë ka ndodhur.

Dua që t’iu kërkoj falje të gjithëve, tifozëve, menagjmentit, bordit, bashkëlojtarëve dhe trajnerit. Jam i lumtur që jam jashtë dhe dua të vazhdoj punën të cilën e kemi nisur për të mbajtur Gjilanin të fortë dhe të fuqishëm. Ju faleminderit!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat