Një fitore larg titullit kampion, Partizani nxjerr në shitje biletat

Futboll

Një fitore larg titullit kampion, Partizani nxjerr në shitje biletat

Më: 28 maj 2023 Në ora: 15:22
Partizani

Duke parë vendimet e Tiranës për të hapur dyert e stadiumit në ndeshjen e fundit si pritëse, por edhe të Vllaznisë dhe të Kukësit, u dyshua se edhe Partizani do të bëjë diçka të ngjashme për ndeshjen e fundit ndaj Teutës, që është vendimtare dhe vulos çdo gjë.

Megjithatë, të kuqët kanë vendosur të mos bëjnë përjashtim as në këtë sfidë, duke ndjekur një trend të kundërt me klubet e tjera.

Vendim i pranueshëm për faktin e thjeshtë se kjo pjesë e sezonit është një periudhë, ku klubet mund të nxjerrin të ardhura të konsiderueshme nga biletat, që i ndihmojnë për të ulur dëmet financiare.

“Demat” kanë nisur shitjen e biletave për ndeshjen ndaj Teutës, që mund të jetë edhe dita e festës së titullit. Çmimet nuk ndryshojnë.

Biletat në tribunën përballë kushtojnë 300 lekë, ndërsa në atë kryesore, 1000 lekë të rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat