Leao i kërkon falje tifozëve të “bardhezinjve”

Futboll

Leao i kërkon falje tifozëve të “bardhezinjve”

Më: 30 maj 2023 Në ora: 13:39
Leao

Pavarësisht se nuk ia doli të ishte protagonist në fushën e blertë, në fitoren, 0 me 1,  e së dielës mbrëma ndaj Juventus, “ylli” portugez i “kuqezinjve” të Milan, Rafael Leao ka “tërbuar” tifozët e Juventus me veprimin e kryer në fundin e ndeshjes.

Anësori i talentuar i “djajve” ndërroi fanellat me njëri prej lojtarëve të Juventus në fundin e ndeshjes dhe fanellën e kundërshtarëve e futi brenda “pantallonave”, mirëpo ndonëse për Leaon nuk gjest nuk duhej marrë si provokim, portugezi është përballur me “zemërimin” e juventinëve, teksa i kërkuar këtyre të fundit dhe një falje publike ditën e sotme.

“Nëse ndonjë tifoz ka ndjerë mungesë respekti, i kërkoj falje për veprimin tim me fanellën e Juves.

Nuk kisha asnjë qëllim të keq, nuk doja të tregoja mungesë respekti.

Përkundrazi, i respektoj të gjithë”,- tha Leao në fjalën e tij, pas “incidentit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat