Mediet italiane: Rabiot e ka njoftuar Juvën se nuk do të rinovojë kontratën

Futboll

Mediet italiane: Rabiot e ka njoftuar Juvën se nuk do të rinovojë kontratën

Më: 31 maj 2023 Në ora: 13:46
Adrien Rabiot

Mesfushori francez Adrien Rabiot, nuk do të jetë pjesë e Juventusit në sezonin e ardhshëm.

Ish-futbollisti i PSG-së, sipas medieve italiane, e ka njoftuar skuadrën torineze për largimin nga skuadra gjatë kësaj verë.

Rabiot është duke u kërkuar nga disa klube të mëdha evropiane përfshirë edhe Manchester Unitedin.

“Rabiot ka njoftuar Juventusin se nuk do të rinovojë kontratën”, shkruajnë mediet italiane.

Francezi siç raportohet, tashmë është duke i shqyrtuar ofertat që ka në tavolinë, dhe shumë shpejtë pritet që lojtari të vendos për të ardhmen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat