Lëndohet ylli i Shqipërisë, mungon ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe

Futboll

Lëndohet ylli i Shqipërisë, mungon ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Përmes një komunikate në faqen zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ka konfirmuar se mesfushori Klaus Gjasula do të mungojë për dy ndeshjet e radhës ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë ndeshjet ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe në kuadër të kualifikimeve drejt Evropianit Euro 2024.

“Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se futbollisti ka pësuar një dëmtim fizik dhe i është nënshtruar analizave mjekësore në ditët e fundit në bashkëpunim edhe me stafin mjekësor të Kombëtares.

Pas daljes së rezultateve dhe konsultave stafi mjekësor ka konkluduar se Gjasula nuk mund të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e Shqipërisë dhe lojtari do të nisë ndërkohë fazën e rikuperimit pranë klubit të Darmstad”, shkruhej në komunikatën e FSHF-së.

Shqipëria do të luajë me Moldavinë si vendase më 17 qershor, kurse tre ditë më vonë, respektivisht, më 20 qershor luan si mysafire ndaj Ishujve Faroe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat