Taulant Seferi thyen dominimin e lojtarëve të Ukrainës në listën e golashënuesve

Futboll

Taulant Seferi thyen dominimin e lojtarëve të Ukrainës në listën e golashënuesve

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 19:25
Taulant Seferi

Taulant Seferi e ka mbyllur sezonin në Ukrainë me 13 gola të shënuara në kampionat.

Ish-futbollisti i Tiranës ia doli që të lërë gjurmë këtë herë, duke qenë futbollisti më i rëndësishëm i ekipit të tij.

Nga krahu tjetër Vorskla Poltava arriti të merrte biletën e fundit të Europës që e dërgon në kualifikueset e Conference League.

Një detaj i veçantë është fakti se në “Top 10” e golashënuesve të kampionatit, 9 prej tyre janë lojtarë ukrainës dhe vetëm Taulant Seferi thyen këtë dominim, duke përfaqësuar një tjetër shtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat