De Sanctis: Më thoni një ish-futbollist që 45 vjeç ka CV-në time

Futboll

De Sanctis: Më thoni një ish-futbollist që 45 vjeç ka CV-në time

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 23:13
De Sanctis

Ish-portieri, Morgan De Sanctis, ka folur për sezonin e tij të parë si Drejtori Sportiv i Salernitanës, ndërsa përpara ka merkaton për të ndërtuar skuadrën e edicionit të ri.

Duke folur në konferencën për mediet, De Sanctis nuk u tregua aspak modest, ndërsa u shpreh se ka një CV shumë të pasur, ndërsa shtoi se di katër gjuhë të huaja.

“Por unë ju bëj një pyetje: kush është ai që në në moshën 45-vjeçare, ka përvojën time si lojtar dhe ka CV-në time? Unë flas 4 gjuhë, jam futur në futboll sepse e doja.

Kush është në gjendje të lexojë një bilanc? Nuk dua të shkoj më tej sepse do të isha mendjemadh dhe kjo do të ishte e kotë.

Presidenti im e kuptoi që unë i kisha këto cilësi, mbërrita në zyrën e tij në mesditë dhe u largova në mbrëmje si drejtor sportiv i Salernitanas. Betohem që ende nuk e di se kush ia dha emrin tim.

Shpesh jam tunduar t’i heq këto meritat nga vetja, por nuk do t’i jepja një paraqitje të drejtë të vetes. Ne do të vazhdojmë të bëjmë rrugëtimin së bashku dhe jam i bindur se në fund të fundit koha dhe rezultatet do të përcaktojnë gjithçka.”-tha Morgan De Sanctis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat