Adrian Mutu i tronditur me Kosovë: Nuk mund ta besoj!

Futboll

Adrian Mutu i tronditur me Kosovë: Nuk mund ta besoj!

Nga: K. Goca Më: 16 qershor 2023 Në ora: 23:07
Adrian Mutu

Kosova dhe Rumania barazuan në Prishtinë me rezultat 0-0, rezultat i mirë për rumunët sa i përket kualifikimit në EURO 2024, shkruan mediumi rumun “Sport.ro”.

Adrian Mutu, trajneri i Rapidit dhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të kombëtares rumune, me 35 gola, thotë se është i tronditur : “Nuk mund ta besoj që në vitin 2023 diçka e tillë ekziston ende.

Në të vërtetë, kështu dukej në TV. Ishte një lojë ku ishim të dominuar, realisht nuk arritëm të bënim shumë në anën sulmuese.

Ne shkuam në kundërsulm që na vuri në disa situata të rrezikshme, por jo aq të rrezikshme sa për të shënuar.

Ishte një fushë e vështirë, vërtet nuk mund ta besoj që në vitin 2023 ka ende një ekip, në nivel kombëtar, që mund të luajë në një fushë të tillë që na kushtëzoi pak”.

Pas kësaj loje, Rumania mbetet në vendin e dytë, me shtatë pikë, tre pikë larg ndjekësit Izraelit dhe dy pikë prapa liderit Zvicrës. Kosova renditet në vend të katërt me 3 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat