Kosova nga Dusseldorfi nuk ka të ndalur në Bezirksliga, katër ndeshje po aq fitore për ekipin kuqezi.
FC Kosova Düsseldorf e ka mposhtur me rezultat 4:2 Ratingen 04/19, në takimin e javës së katërt.
Kosova e Dusseldorfit ashtu si i ka hije po dominon në secilën sfidë.
“Ekipi ynë vazhdon serinë e fitoreve edhe këtë fundjavë ku me rezultat 4:2 mposhti ekipin Ratingen 04/19 II me golat e shënuar nga Enis Vila (17’) Khalid Al-Bazaz (39’) Joshua Sumbunu (42’) dhe në fund nga pika e bardhë Naser Ilazi (90’+7) për rezultatin përfundimtar.
Faleminderit të gjithëve për përkrahjen tuaj dhe shihemi të dielen e ardhshme ku na pret ndeshja kundër TSV Urdenb”, shkruan në faqen e klubit kuqezi.
Për mysafirët shënuan Leipzig (15') e Ridder (56').
Duhet theksuar se në minutën e 35-të, skuadra e trajnerit Khalid Channig humbi portierin Leon Hasani (u lëndua), i cili u zëvendësua nga Lukas Muller.
Të dielën e ardhshme FC Kosova Düsseldorf takohet me TSV Urdenbach dhe Ratingen 04/19 II luan kundër TV Kalkum-Wittlaer.
SG Benrath-Hassels kryeson me 12 pikë në saje të goldallimit më të mirë se Kosova e Dusseldorfit që renditet në vend të dytë.