Nuk mjafton goli i Arbnor Mujës, Shakhtar fiton 

Futboll

Nuk mjafton goli i Arbnor Mujës, Shakhtar fiton 

Nga: K. G. Më: 4 tetor 2023 Në ora: 20:35
Arbnor Muja

Antwerp-i përkundër epërsisë me 2:0 mbetet duarbosh, ka pësuar humbje me rezultat 2:3 nga Shakhtar Donesk.

Reprezentuesi shqiptar, Arbnor Muja, pas një veprimit të bukur brenda 16-shit, ka shënuar për 1:0. 

Pastaj Balikwisha (33') ka shtuar epërsinë në 2:0.

Pjesa e dytë fatale për skuadrën belge.

Futbollistët Sikan (48' e 76’), Rakitskyi (71'), shënuan për fitoren e skuadrën ukrainase.

Në minutën e 90+7 Alderweireld i Anwerp dështoi nga penalltia, duke lëshuar rastin për të barazuar rezultatin.

Antwerp renditet në vend të fundit pa pikë dhe Shakhtar në të tretin me 3 pikë në kuadër të Grupit H të Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat