Juventus gati që të largojë Vllahoviqin, do e zëvendësojë ylli i Bundesligës

Futboll

Juventus gati që të largojë Vllahoviqin, do e zëvendësojë ylli i Bundesligës

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 19:28
Boniface e Vllahoviq

Dushan Vllahoviq ka shënuar 5 gola në 13 ndeshje këtë sezon, një ecuri aspak e mirë për një nga lojtarët më të paguar në Seria A.

Rinovimi me kushte të reja nuk do të jetë një detyrë e lehtë, ndaj drejtuesit e klubit torinez thuhet se po mendojnë ta shesin në verë. Cristiano Giuntoli duket se ka gjetur zëvendësuesin ideal.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, drejtori i futbollit i Juventusit është gjithnjë e më i bindur për cilësitë e Victor Boniface.

Nigeriani po kalon një sezon të mrekullueshëm nën drejtimin e Xabi Alonso: 14 gola në 21 ndeshje, duke kontribuar gjithashtu me asiste për shokët e skuadrës.

Giuntoli do ta kishte identifikuar atë si një Osimhen të ri të mundshëm, edhe nëse karakteristikat e tij janë shumë të ndryshme nga golashënuesi më i mirë i Serisë A sezonin e kaluar.

Boniface vlen mbi 40 milionë euro, një shifër shumë e rëndësishme, të cilën Juve do të ishte e gatshme ta shpenzonte vetëm në rast të shitjes së Dushan Vllahoviq

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat