Trajneri i Dinamo Zagrebit: Ballkani është një ekip i mirë

Futboll

Trajneri i Dinamo Zagrebit: Ballkani është një ekip i mirë

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 11:44
Ilir Daja e Sergej Jakiroviq

Trajneri i Dinamo Zagrebit ka vlerësuar lartë Ballkanin edhe pse fituan 3:0 në rrethin e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës, për të siguruar kalimin në fazën e paly-off-it.

Sergej Jakiroviq ka thënë se ata luajtën ndaj një ekipi shumë të koordinuar dhe dinamik.

“Në përgatitje ishte e rëndësishme ruajtja e stabilitetit, nuk doja që ata të krijonin probleme.

Nuk doja të përsëritej Rudes, sepse i dhamë shumë hapësirë ​​kundërshtarit në atë lojë

. Luajtëm kundër një ekipi shumë të mirë, i koordinuar dhe shumë dinamik.

Gjithçka ishte më e lehtë pas golit të parë”, ka thënë fillimisht trajneri i ekipit kroat.

“Nuk e kemi markuar mirë krijuesin e tyre kryesor Qëndrim Zyba. Nuk isha i kënaqur sepse u tërhoqëm, nuk kemi çfarë të tërhiqemi kur luajmë në shtëpi. Ata ranë fizikisht rreth minutës së 60-të dhe ne u liruam. Kur hynë Spikic dhe Bulat, ne patëm më shumë rrjedhshmëri”.

“Është një sukses i madh të kalosh dimrin në Evropë, vitin e kaluar West Ham e fitoi këtë kompeticion, kështu që ata ishin të lumtur. Kam ndjesinë se kam dy vite këtu, aq ndeshje sa kemi luajtur. Nuk ka kohë për lumturi, trishtim apo depresion”.

“Kemi një afat kalimtar dimëror, e di se çfarë na duhet, duhet të sjellim lojtarë që bëjnë diferencën përpara. Ne humbëm nga Hajduku dy herë këtë sezon, është koha t’i mundim tani”, shtoi më tej Jakiroviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat