Fabregas: Arsenal nuk i falet të lërë pikë ndaj Liverpoolit

Futboll

Fabregas: Arsenal nuk i falet të lërë pikë ndaj Liverpoolit

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 11:17
Fabregas

Java e 23 e Premier League do të ndizet nga supersfida mes Arsenal dhe Liverpool në program për t’u zhvilluar të dielën në orën 17:30.

Topçinjtë kanë shansin për t’iu afruar kreut që mbahet nga Liverpool teksa ish-lojtari i Arsenal, Cesc Fabregas shprehet se skuadrës së Mikel Artetës nuk i falen më pikët e humbura pasi mund të dalë shpejt nga gara e titullit.

Duke e njohur Artetën e di që do të synojë vetëm fitoren ndaj Liverpool.

Është një mundësi e shkëlqyer për të shkurtuar diferencat me Liverpoolin.

Tani ka nisur momenti ku ndahen fatet e kampionatit, është momenti ku dalin në pah kampionët e vërtetë dhe nëse ata kanë fuqinë për t’u përballur me presionin.

Arsenal nuk është në pozitat ku i falet lënia e pikëve. Nga ana tjetër, e shoh Liverpoolin shumë të motivuar edhe për shkak se Klopp lajmëroi se është në sezonin e fundit aty”, u shpreh Fabregas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat