VAR-i “shpëton” AF Elbasanin në shtesë, proteston Flamurtari

Futboll

VAR-i “shpëton” AF Elbasanin në shtesë, proteston Flamurtari

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 19:37
Pamje nga ndeshja

Barazim 1:1 mes AF Elbasanit dhe Flamurtartit. Në “Elbasan Arena” u luajt ndeshja më e fortë e javës së 19-të në Kategorinë e Parë.

Që ishte edhe ndeshja numër 200 në karrierën si trajner për Nevil Deden, ish-kapitenin dhe teknikun aktual të skuadrës nga Elbasani.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa Ardit Hila kaloi verdheblutë në avantazh në minutën e 55’.

Skuadra vlonjate mbeti me dhjetë lojtarë 15 minuta përpara fundit, kur La Torre u ndëshkua me karton të kuq.

Gjithsesi, Flamurtari barazoi shifrat në të 83’ me anë të Vasil Shkurtajt, i cili realizoi një gol të bukur me kokë.

Kuqezinjtë shënuan përsëri në minutat shtesë, por VAR-i anuloi golin e Oliveiras dhe sfida u mbyll në barazim 1-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat