Prishtina kërkon tre pikë ndaj Fushës Kosovës, Pefqeli optimist  

Futboll

Prishtina kërkon tre pikë ndaj Fushës Kosovës, Pefqeli optimist  

Më: 17 mars 2024 Në ora: 12:19
Mërgim Pefqeli

Prishtina kërkon tre pikë ndaj Fushës Kosovës që është në formë në javët e fundit.

Bardhekaltrit janë të motivuar për tre pikë, ndërsa Fushë Kosova synon pikë në lutë për mbijetesë.

Ndeshja e javës 26-të luhet sot (13.00) në stadiumin “Sami Kelmendi në Lipjan.

Futbollisti i Prishtinës, Mërgim Pefqeli, për faqen e FC Prishtina, tha: “Vijmë pas një fitore mjaft të rëndësishme që na ndihmon shumë për ndeshjen e radhës me kundërshtar që është në fund të tabelës, por me një formë mjaft të lartë, për çka duhet të jemi shumë të përqendruar dhe duke mos i nënvlerësuar për asnjë moment”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat