Kosova barazon në miqësoren e parë me Shqipërinë 

Futboll

Kosova barazon në miqësoren e parë me Shqipërinë 

Më: 28 maj 2024 Në ora: 21:04
Kombëtarja e Kosovës U15

Kombëtarja e Kosovës U15 ka barazuar (0:0) në miqësoren e parë kundër Kombëtares së Shqipërisë U15, që u zhvillua sot në “Kukës Arena”.

Përzgjedhësi Ilir Nallbani, në këtë ndeshje kishte në dispozicion gjeneratën e re te kësaj grupmoshe, andaj edhe miqësorja e sotme shërbeu më shumë që lojtarët ta njohin më mirë lojën e njëri – tjetrit.

Nallbani e nisi ndeshjen me këtë përbërje: Lekë Qarri, Bardh Rapuca, Eron Karaqica, Aldin Gashi, Almir Krasniqi, Art Rexhepi, Eris Balaj, Butrint Ademi, Kron Avdiu, Eri Berisha dhe Dion Sylaj.

Të dyja ekipetpatën paraqitje të mirë dhe krijuan disa raste të mira shënimi, por asnjëra nuk arritën të gjejnë rrugën e golit. Miqësorja e dytë do të luhet më 30 maj në orën 11:00, po ashtu në “Kukës Arena”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat