Legjenda e futbollit të Kosovës, Ardian Kozniku, ka uruar përvjetorin e gazetës “Bota sot” dhe 100 vite të tjera të suksesshme.
Kozniku është fitues i medaljes së bronztë me Kroacinë në Kampionatin Botëror në vitin 1998.
Ai, sot është trajner i suksesshëm, i cili me Ante Mishen po arrijnë suksese në shtetet arabe.
“Uroj edhe të 100 -tin vit ta gëzojmë të gjithë.
Sepse disa herë e kam thënë dhe prapë po e them se çdo informatë të shpejtë e saktë dhe të guximshme e marr nga ju ‘Bota sot’ posaçërisht nga ju miku im dhe i gjithë sportdashësve Kemajl Goca”, ka uruar Kozniku.