Bie nga biçikleta, ndahet nga jeta pjesëtari i stafit të Kaiserslauternit

Futboll

Bie nga biçikleta, ndahet nga jeta pjesëtari i stafit të Kaiserslauternit

Më: 11 korrik 2024 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

Peter Miethe, kreu i pajisjeve teknike të ekipit gjerman të futbollit Kaiserslautern, vdiq pas një aksidenti me biçikletë që ndodhi në Burgusio në Val Venosta.

Skuadra e Kaiserslauternit luan në Bundesliga 2, divizioni i dytë i futbollit gjerman.

Miethe, i njohur në skenën e futbollit gjerman, ra nga biçikleta dhe u lëndua rëndë.

Ekipet e shpëtimit u përpoqën për një kohë të gjatë në vendin e aksidentit, por nuk arritën t'i shpëtonin jetën.

Kaiserslautern vendosi të ndërpresë grumbullimin dhe të kthehet në Gjermani në shenjë zie.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat