Partizani nxjerr në shitje biletat duke nisur nga 200 lekë

Futboll

Partizani nxjerr në shitje biletat duke nisur nga 200 lekë

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 14:25
Partizani

Partizani do të luajë të enjtën shansin e fundit për një biletë për në turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Duke nisur nga ora 20:00, në “Elbasan Arena”, të kuqtë do të zhvillojnë ndeshjen e kthimit me Saburtalon. Kryeqytetasit u mposhtën me shifrat 2-0 në Gjeorgji dhe tashmë synojnë përmbysjen e madhe.

Por për t’ja arritur qëllimit kanë nevojë për mbështetjen e tifozëve. Nënkampionët e Shqipërisë kanë nxjerrë në shitje biletat.

Çmimi më i ulët për të ndjekur nga afër ndeshjen është 200 lekë në tribunët C, D, E, F dhe G.

Ndërkohë, në tribunat A dhe V bileta kushton 1000 lekë, ndërsa në tribunën VIP çmimi kap shifrën e 2000 lekëve.

Blerja e biletave mund të kryhet online në “al.ebileta.al” dhe fizikisht në pikën e shitjes në sheshin “Skënberbej” në orarin 10:00-20:00. Gjithashtu, në ditën e ndeshjes biletat do të jenë në shitje edhe në stadiumin “Elbasan Arena”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat