Sipas medieve gjermane paraditen e sotme kanë nisur kontaktet e para mes përfaqësesve ligjorë të Armando Brojës dhe klubit të Shtutgartit.
Mësohet se 22-vjeçari nuk është i vetmi objektiv në merkato për ekipin e Shtutgartit.
Klubi në fjalë ka firmosur me Deniz Undaz dhe
Ermedin Demiroviç, por po kërkon ende një sulmues pasi sezoni është i gjatë dhe impenjimi në tri fronte (kampionat, kupë dhe Champions) kërkon skuadër “XXL”.
Shtutgart kërkon një sulmues të tretë për të afruar më formulën e huazimit pasi po mendon të shesë si Mohamed Sankoh dhe Luka Pfaifer.