Suarez me lot në sy gjatë ndeshjes lamtumirëse me Uruguain

Futboll

Suarez me lot në sy gjatë ndeshjes lamtumirëse me Uruguain

Më: 7 shtator 2024 Në ora: 12:24
Luis Suarez

Luis Suarez është pensionuar nga kombëtarja e Uruguait.

”El Pistolero”, luajti ndeshjen e fundit me Uruguajin, ku mbrëmë barazoi 0-0 me Paraguajin, në kualifikimet për Kampionatin Botëror,.

Ish-futbollisti i Liverpulit dhe Barcelonës ishte i emocionuar për ndeshjen e tij lamtumirëse.

Tifozët e Uruguait kishin përgatitur një koreografi për të, derisa shoku i tij te Barcelona, dhe tashmë te Inter Miami, Lionel Messi i kishte dërguar një mesazh të veçantë, i cili u shfaq përmes ekranit në stadium.

Luis Suarez është golashenuesi më i mirë në historinë e Uruguait, ku në 128 paraqitje me kombëtaren, shënoi 61 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat