Trajneri i Ukrainës shfryn ndaj lojtarëve të tij

Futboll

Trajneri i Ukrainës shfryn ndaj lojtarëve të tij

Më: 8 shtator 2024 Në ora: 23:40
Sergei Rebrov

Shqipëria mori fitoren e parë në histori ndaj Ukrainës, të cilën e mposhtëm mbrëmjen e djeshme me rezultatin 1:2.

Trajneri i ukrainasve ka mbetur i pakënaqur me paraqitjen e bërë në mbrojtje nga ekipi i tij.

“Ne krijuam raste, shënuam edhe golin.

Por, ashtu siç thashë, futbolli nuk është vetëm për sulmin,  por edhe për mbrojtjen.

Na humbi goli i dytë. Po e shikoja tani (golin e dytë?), edhe nuk e kuptoj se si është e mundur të mbrosh kështu në këtë nivel.

Shqipëria, ashtu si në EURO, mbrojti në një mënyrë mjaft të organizuar. Ishte shumë e vështirë të çaje mbrojtjen e tyre”, ka thënë Sergei Rebrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat