Ish-futbollisti i njohur francez, Bixente Lizarazu, të hënën ka theksuar se sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, nuk është duke e kaluar formën më të mirë të tij.
Lizarazu ka thënë se Mbappe nuk është i njëjti siç ishte në vitin 2022 te Paris Saint-Germaini.
“Ai është ende një golashënues shumë i mirë, një lojtar shumë i mirë padyshim, por ai nuk i tremb mbrojtësit si më parë.
Ndoshta ai është më pak i qetë se zakonisht, më i tensionuar sepse vetëm ngadalë po gjen versionin më të mirë të futbollit të tij. Mbappe nuk është më aq shpërthyes dhe i vendosur sa dikur. Ai nuk është aq i frikshëm sa më parë”, ka deklaruar Lizarazu, shkruan “Mundo Deportivo”.
Mbappe në afatin kalimtar të kësaj vere u transferua si futbollist i lirë te skuadra e Real Madridit nga PSG-ja.