Kosova feston në tokën e shtetit që nuk e njeh, Vedat Muriqi nuk përmbahet

Futboll

Kosova feston në tokën e shtetit që nuk e njeh, Vedat Muriqi nuk përmbahet

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 23 mars 2025 Në ora: 17:18 Përditësuar në ora: 19:52 më 23.03.2025
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi shënon het-trik, rrëzon Islandën

Kombëtarja e Kosovës shkëlqen në Murcia të Spanjës, duke e deklasuar me rezultat 3:1 Islandën, në ndeshjen e kthimit të play-off-it të Ligës së Kombeve.

Kosova ka festuar triumfin e madh në tokën e shtetit që nuk e njeh siç është Spanja dhe ngritjen në Ligën B, ndërsa Islanda e tronditur nga humbja dhe rënia në Ligën C.

Islanda - Kosova 1:3

Stadiumi në Murcia.

Gjyqtar: J. Manzano (Spanja). 

Shlnues: Oskarsson (3') - Muriqi (35', 45+3' e 79').

Kartona të verdhë:Gunnarsson, Gudmundsson, Gudjohnsen  - Muriqi, Vojvoda e Paçarada. .

Karton i kuq pas dy të verdhëve: Gunnarsson.

Islanda: Valdimarsson, Johannersson (Tomasson 46'), Poroarson, Ingason, Fridriksson (Bjarkason 22'), Helgason, Traustason (Gunnarsson 46'), Willumsson (Hlynsson 65'), Gudmunsson, Oskarsson (Gudjohnsen 65') dhe Porteinssson. 
Kosova: Shaipi; Vojvoda, Rrahmani, Dellova, Paçarada; Demaku (Emërllahu 55'), Rexhbeçaj; E. Krasniqi (I. Krasniqi 78'), Muslija (Gallapeni 87'), Rashica (Sahiti 78') dhe Muriqi (A. Rrahmani 87').

Djelmoshat tanë edhe takimin e parë e fituan me 2:1 në stadiumin “Fadil, Vokrri” në Prishtinë dhe me rezultat të përgjithshëm 5:2 e rrëzojnë Islandën dhe e dërgojnë në Ligën C.

Sulmuesi Vedat Muriqi ka qenë i papërmbajtshëm me het-trik-un e tij.

Në minutën e 3-të, mbrojtja e Kosovës nuk reagoi si duhet dhe futbollisti islandez Oskarsson me goditje të fortë shënoi nga afërsia në këndin e poshtëm të majtë, 1:0.

Djelmoshat tanë pas një loje më të mirë barazuan rezultatin në minutën e 35-të. Mbrojtësi Leart Paçarada ka depërtuar bukur e me të parën asistoi deri të Vedat Muriqi i cili nga afërsia 1-2 metra nuk e pati të vështirë për të shënuar, 1:1.

Në fund të pjesës së parë (45+3) Muriqi me dinakërinë e tij ka realizuar për 1:2, në anën tjetër trondit Islandën. 

Në minutën e 53-të Helgason nga rreth 25 metra ka dërguar goditje të fuqishme por portieri Amir Shaipi me paradë e dëboi në rivënie të këndit.

Në minutën e 69-të Gunnarsson u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Në minutën e 79-të, Muriqi kompletoi het-trik-un, duke shënuar nga afërsia për 1:3.

Kosova shkëlqeu me lojë dhe falë magjisë së Muriqit duke triumfuar dhe ngritet në Ligën B të Kombeve.

Kosova në festë

(E plotësuar) -  85' Vojvoda afër suksesit të madh.

79' Vedat Muriqi shënon het-trik, 1:3.

75' Kosova drejt LIgës B. Kosova ka një lojtar më shumë në fushë.

69' Gunnarsson u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

65' Ndeshje e nivelizuar.

Islanda - Kosova 1:3

Stadiumi në Murcia.

Gjyqtar: J. Manzano (Spanja). 

Shlnues: Oskarsson (3') - Muriqi (35', 45+3' e 79').

Kartona të verdhë:Gunnarsson, Gudmundsson, Gudjohnsen  - Muriqi, Vojvoda e Paçarada. .

Karton i kuq pas dy të verdhëve: Gunnarsson.

Islanda: Valdimarsson, Johannersson (Tomasson 46'), Poroarson, Ingason, Fridriksson (Bjarkason 22'), Helgason, Traustason (Gunnarsson 46'), Willumsson (Hlynsson 65'), Gudmunsson, Oskarsson (Gudjohnsen 65') dhe Porteinssson. 
Kosova: Shaipi; Vojvoda, Rrahmani, Dellova, Paçarada; Demaku (Emërllahu 55'), Rexhbeçaj; E. Krasniqi (I. Krasniqi 78'), Muslija (Gallapeni 87'), Rashica (Sahiti 78') dhe Muriqi (A. Rrahmani 87').

62' Kosova po sulmon.

58' Kosova ka qetësinë.

55' Kosova kërkon golin e radhës.

53' Helgason nga rreth 25 metra ka dërguar goditje të fuqishme por portieri Amir Shaipi me paradë e dëbon në rivënie të këndit.

48' Ndeshje e fortë.

Përfundon pjesa e parë.

45+3 Vedat Muriqi me mjeshtri shënon për 1:2.

45' Kosova u tregua shumë më e mirë në 45 minutat e parë.

42' Djelmoshat tanë e kontrollojnë lojën me sukses dhe gjithnjë të rrezikshëm.

39' Kosova po lufton, po sulmon dhe po vë shpesh në sprovë Islandën në Murcia. 

35’ Leart Paçarada ka depërtuar bukur e me të parën asistoi deri të Vedat Muriqi i cili nga 1-2 metra nuk e pati të vështirë për të shënuar, 1:1.   

33' Kosova po tenton përmes Rashicës por pa efekt.

30' Kosova ka posedimin e topit por jo edhe rastet ideale.

27' Vedat Muriqi me shokë synojnë golin e barazimit.

26' Islanda bërri zëvendësimin e detyruar, Bjarkason futet në vend të  Fridriksson të lënduar.

20’ Një pakujdesi e mbrojtjes tonë iu kushtoi shtrenjtë në minutën e 3-të dhe gjithsesi se të jenë shumë të kujdesshëm në minutat vijues sidomos nga kapiteni Oskarsson.

17' Ndeshje e luftuar.

13' Kosova po sulmon por pa sukses deri me tash.10' Presion i madh.

7' Ndeshje e mirë.

3' Mbrojtja e Kosovës nuk reagoi si duhet dhe futbollisti islandez Oskarsson me goditje të fortë shënoi nga afërsia në këndin e poshtëm të majtë, 1:0,

2' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati, ora 18.00.

Islandezët tregojnë se sa tifozë do të jenë në ndeshje, shumë prej tyre nga Kosova

Në Murcia do të zhvillohet ndeshja e dytë mes Islandës dhe Kosovës, ku në stadium do të ketë tifozë të dyja palëve.  

Sipas Federatës së Futbollit të Islandës (KSI), në stadium do të jenë rreth 1600 persona. 

Prej të cilëve rreth 200 janë tifozë të Kosovës, të cilët kanë sektorin e tyre në këtë stadium.

Po ashtu një grup me tifozë islandezë ka mbërritur në Spanjë. 

Stadiumi Estadio Enrique Roca de Murcia mban rreth 30,000 njerëz.

Ndeshja Islandë-Kosovë do të luhet sot në orën 18:00.  Kosova e fitoi ndeshjen e parë me rezultat 2-1.

Formacioni i Islandës

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes kthyese Islandë – Kosovë, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Nueva Condomina” dhe fillon në orën 18:00.

Ndeshja e pare kishte përfunduar me rezultat 1-2 në favor të tanëve.

Dardanët kanë synim fitoren me qëllim që të sigurojnë promovimin në Ligën B.

Tashmë gjithçka është gati dhe të dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Islanda: Valdimarsson, Johannersson, Poroarson, Ingason, Fridriksson, Helgason, Traustason, Willumsson, Gudmunsson, Oskarsson, Porteinssson. 

Kosova luan me fanella të bardha ndaj Islandës

Kosova gjatë mbrëmjes luan ndeshjen e rëndësishme për play-offin e UEFA Nations League, ndaj Islandës.

“Dardanët” sonte do të vishen me fanella të bardha, me të cilat luajnë në ndeshjet si mysafirë.

Herën e fundit kur Kosova luajti me fanella të bardha, ishte ndeshja me Lituaninë, e zhvilluar me 12 tetor, ku shënuan fitore me rezultat 2-1.

Kujtojmë se takimi sonte zhvillohet nga ora 18:00, në Murcia të Spanjës, derisa Kosova ka përparsi nga ndeshja e parë, ku fitoi me rezultat 2-1, derisa me një barazim do të siguronte që sezonin e ri të Ligës së Kombeve të luaj në Ligën B.

Foda me ndryshime sonte ndaj Islandës

Kosova sonte luan ndeshjen e kthimit ndaj Islandës, e vlefshme për play-offin e Ligës së Kombeve.

Portieri Aro Muric e Donat Rrudhani nuk do të luajnë për shkak të lëndimeve, ndërsa Valon Berisha për shkak se ka plotësuar numrin e kartoneve të verdhë.

Franco Foda do të ketë të vështirë të zgjedh 11-shen startuese për ndeshjen e sotme.

Sipas gazetarit Arlind Sadiku, tekniku gjerman si pjesë e ndryshimeve, tre futbollistët që pritet të startojnë janë, Amir Saipi në portë, ndërsa nga minuta e parë do të luajnë edhe Vesel Demaku e Florent Muslija.

Ndeshja mes Islandës dhe Kosovës zhvillohet në stadiumin e Murcias, në Spanjë, për shkak se stadiumi i kombëtares islandeze është në renovim, duke filluar nga ora 18:00.

Publikohet formacioni zyrtar i Kosovës

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte ndeshjen e dytë të play-offit të Ligës B të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” paraqitet në takimin e kthimit ndaj Islandës, pasi e fituan ndeshjen e parë 2-1 në Prishtinë.

Në përballjen e sontme që luhet në Spanjë, Kosova do të paraqitet me tri ndryshime nga hera e kaluar.

Kjo pasi selektori Franco Foda ka vendosur që të startojë me Vesel Demakun në mesfushë, Florent Muslijën në pozitën e mesfushorit sulmues dhe në portë, Amir Saipi do ta zëvendësojë Arijanet Muricin e lënduar.

Formacioni

KOSOVA: Saipi; Vojvoda, Rrahmani, Dellova, Paqarada; Demaku, Rexhbeçaj; Krasniqi, Muslija, Rashica; Muriqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat