Ylli i Chelseat refuzon kalimin te Atletico Madridi

Futboll

Ylli i Chelseat refuzon kalimin te Atletico Madridi

Më: 27 mars 2025 Në ora: 09:46
Enzo Fernandez

Enzo Fernandez thuhet se ka refuzuar një transferim nga Chelsea te Atletico Madridi pavarësisht interesimit të madh të klubit spanjoll dhe lojtarëve argjentinas.

Mesfushori argjentinas i Chelseat është lidhur me një transferim të mundshëm në La Liga te Atletico Madridi.

Megjithatë, ai mbetet i pabindur pavarësisht përpjekjeve të bashkëlojtarëve të tij te kombëtarja e Argjentinës për ta joshur atë drejt një largimi nga Londra.

Sipas gazetarit të Diario AS, Eduardo Burgos, Fernandez tashmë ka refuzuar një qasje nga Atletico Madridi.

Disa nga kolegët e tij reprezentues u përpoqën ta bindin atë të bashkohej me skuadrën e Diego Simeone gjatë pushimit të fundit ndërkombëtar, por përpjekjet e tyre deri më tani kanë qenë të pasuksesshme.

Fituesi i Kupës së Botës thuhet se po shijon jetën në Londër dhe nuk po kërkon aktivisht një lëvizje, pasi aty është edhe kapiten i ekipit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat