Finalja e Kupës së Kosovës pritet të gjykohet nga gjyqtarë të huaj

Futboll

Finalja e Kupës së Kosovës pritet të gjykohet nga gjyqtarë të huaj

Më: 10 maj 2025 Në ora: 12:54
Pamje e fushës

Ky sezon në futbollin tonë është shoqëruar me polemika të shumta rreth referimit.

Shumë skuadra kanë pasur në vazhdimësi kritika rreth ndarjes së drejtësisë nga gjyqtarët  e Kosovës.

E kjo ka bërë që Federata e Futbollit të Kosovës të shqyrtojë mundësinë që ndeshja finale e Kupës së Kosovës, mes Prishtinës dhe Llapit ti besohet gjyqtarëve të huaj.

Kështu ka bërë të ditur gazetari Lorik Gashi.

Vendimi pritet të merret në ditët në vazhdim.

Ndeshja finale e Kupës së Kosovës, mes Prishtinës dhe Llapit do të zhvillohet me 21 maj, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat