Leart Paçarada asiston në fitoren e thellë, Koln kampion dhe rikthehet në Bundesliga I

Futboll

Leart Paçarada asiston në fitoren e thellë, Koln kampion dhe rikthehet në Bundesliga I

Nga: K.Goca Më: 18 maj 2025 Në ora: 17:22
Leart Paçarada - djathtas

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, me ekipin Koln festojnë titullin e kampionit në Bundesliga II dhe rikthimin në Bundesliga I.

Koln para shikuesve të vet, në një atmosferë spektakolare, e ka mposhtur me rezultat të thellë 4:0 Kaiserslautern-in.

Koln përfundon i pari me 61 pikë e dy pikë më shumë se Hamburgu, dy skuadra që rikthehen në Bundesliga I.

Marte (14'), Waldschmidt (29' e 57' - nga penalltia) e Kainz (76') – shënuan për fitoren e thellë.

Paçarada ka treguar lojë të madhe duke asistuar në golin e parë të minutës së 14-të.

Kaiserslautern përfundon në vend të shtatë me 53 pikë.. 
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat