Rexhep Murati nderohet në vendlindje, pasi siguroi kualifikimin historik me Bashkimi

Futboll

Rexhep Murati nderohet në vendlindje, pasi siguroi kualifikimin historik me Bashkimi

Më: 13 qershor 2025 Në ora: 22:30
Pamje

Futbollisti i talentuar i Bashkimi 1947 nga Kumanova, Rexhep Murati, është nderuar në vendlindjen e tij në fshatin Çerkez, pas suksesit që pati kohë më pare me skuadrën e tij duke siguruar kualifikimin historik në Ligën e parë maqedonase,

Ai ishte i ftuar në mbrëmjen finale të turneut tradicional në futboll të vogël që organizohet për nder të 6 lojtarëve të FC Liria, të cilët nuk jetojnë më.

Muratit i është ndarë një plaket me foton e tij, të cilën i ndau legjenda e FC Liria, Adnan Islami. Ndërkohë që atij dy shokët e ngushtë i kishin përgatitur një suprizë interesante.

FC Liria e përgëzoi Muratin për sukseset e arritura në karrierë me Bashkimin 1947 nga Kumanova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat