Dramë e tre gola në kohën shtesë, Reali në gjysmëfinale të Kupës së Botës

Futboll

Dramë e tre gola në kohën shtesë, Reali në gjysmëfinale të Kupës së Botës

Nga: K.G. Më: 5 korrik 2025 Në ora: 23:51
Pamje nga ndeshja

Real Madridi ka treguar lojë më të mirë se Dortmundi, duke e mposhtur me rezultat 3:2. 

Reali është kualifikuar në gyjsmëfinale të Kupës së Botës për Klube, ku do të përballet me kampionin e Evropës, PSG.

Skuadra madrilene pati edhe disa raste të mira por pa konkretizim.

Dortmundi nuk kishte forcë që të bëjë më shumë ndaj Realit me një mbrojtje të nivelit të lartë.

Futbollistët Garcia vulosën takimin.

Gonzalo Garcia shënoi në minutën e 10-të dhe Fran Garcia në atë të 20-tën, për epërsinë 2:0

Në minutën e 90+3 Beier ka ngushtuar rezultatin.

Në miinutën e 90+5, Mbappe shënon gol nga afërsia e duke thelluar epërsinë në 3:1.

Në minutën e 90+6 Dean Huijsen i Realit, shkaktoi penallti dhe pëtjashtohet direkt me karton të kuq.,

Guirassy në minutën e 90+8 nga penalltia  ngushtoi humbjen në 3:2.

Gjysmëfinale – takohen

Fluminense – Chelsea
PSG – Real Madrid

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat