Jashari drejt largimit nga Brugge, Milan qëndron në “dritare”, afër edhe Estupian

Futboll

Jashari drejt largimit nga Brugge, Milan qëndron në “dritare”, afër edhe Estupian

Më: 21 korrik 2025 Në ora: 10:53
Ardon Jashari

Ardon Jashari gjithmonë e më shumë larg Club Brugge. Fantazisti shqiptar i zikaltërve të Brugge, duket se e ka mbyllur përfundimisht aventurën tek belgët. Ditën e diele u zhvillua edhe Superkupa e Belgjikës, aty ku Brugge mposhti 2-1 kampionët e Union Saint-Gilloise, por Jashari nuk ishte as i grumbulluar nga ana e teknikut Nicky Hayen, i cili theksoi se Jashari do t’i bashkohet pjesës tjetër të grupit vetëm këtë të hënë.

Një nisje e grumbullimit që mund të rezultojë të ndërpritet në mes, kjo pasi është vetë Jashari që vijon me anë të agjentëve të tij të kërkojë me ngulm transferimin në Serie A tek Milan, me kuqezinjtë që janë në “dritare” dhe janë në përpjekje prej më shumë se 1 muaji, për ti dhuruar teknikut Allegri fantazisti që ai kërkon.

32.5 mln euro plus 5.5 mln të tjera në formë bonusesh është oferta e klubit milanez e cila për momentin është refuzuar nga Brugge, megjithatë palët mund të rinisin shumë shpejtë kontaktet për Jasharin.

Ndërkohë vijon ndjekja e kuqezinjve për anësorin e krahut të djathtë Pervis Estupinan. 12 mln eurot e ofertës së parë janë refuzuar nga ekipi i Brighton, por Milan nuk heq dorë kollaj.

Sikundër raporton ditën e sotme “La Gazzetta dello Sport”, Milan kërkon me ngulm që krahas Jasharit ti dhurojnë Max Allegrit edhe Estupianin. Oferta e dytë pritet të vijë shumë shpejt me Milan, që me shumë gjasa mund të ngrejë ofertën në 15 mln euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat