Omeragiçi me mesazh për Shkendijen: Shpresojmë për fitore të reja evropiane!

Futboll

Omeragiçi me mesazh për Shkendijen: Shpresojmë për fitore të reja evropiane!

Nga: K.G. Më: 31 korrik 2025 Në ora: 15:04
Masar Omeragiqi

Shkendija e Tetovës ka festuar në mes të Bukureshtit dhe kualifikohet në rrethin e tretë të Champions League në futboll.

Suksesi i madh i kampionit aktual të Maqedonisë u përgëzua nga kreu i FFM-së, Masar Omeragiqi.

"Urime Shkendija për fitoren dhe kualifikimin në raundin e 3-të të Champions League. 

Hap pas hapi, po dëshmojmë së bashku se në Maqedoni luhet futboll cilësor. Urime lojtarëve, stafit të trajnerëve, menaxhmentit dhe tifozëve të KF Shkendija”, ka uruar Omeragiqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat