Hyseni: Punimet në stadiumin e qytetit po ecin me ritëm shumë të shpejtë

Futboll

Hyseni: Punimet në stadiumin e qytetit po ecin me ritëm shumë të shpejtë

Më: 7 gusht 2025 Në ora: 19:17
Stadiumi

Punimet në ndërtimin e stadiumit të qytetit në Gjilan po vazhdojnë.

Ky është njëri ndër projektet më të rëndësishme në sport në këtë komunë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni tha se punimet në stadiumin e qytetit, po ecin me ritëm shumë të shpejtë, njoftojnë nga kjo komunë.

“Çdo ditë e më shumë, po merr formë një prej projekteve më të rëndësishme për sportin dhe qytetin tonë”, tha kryetari Hyseni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat