Nuk vlen asgjë goli i Muriqit, Real Madridi merr tri pikë

Futboll

Nuk vlen asgjë goli i Muriqit, Real Madridi merr tri pikë

Më: 30 gusht 2025 Në ora: 23:34
Pamje nga ndeshja

kuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 2:1 ndaj Mallorcas në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në La Liga.

Tri golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e parë.

Të parët që shënuan ishin mysafirët me anë të sulmuesit Vedat Muriqi.

Muriqi shënoi gol të bukur në minutën e 18’të.

Por, nuk zgjati shumë festa e Mallorcas. Pasi skuadra e Xabi Alonsos shënoi dy gola të shpejt me anë të Arda Guler dhe Vinicius Jr.

Me këtë fitore, Real Madrid shkon në kuotën e nëntë pikëve në pozitën e parë në La Liga.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat