Torino pret Fiorentinën, trajneri Baroni merr vendimin për shqiptarin

Futboll

Torino pret Fiorentinën, trajneri Baroni merr vendimin për shqiptarin

Më: 31 gusht 2025 Në ora: 14:06
Asllani

Pas humbjes së thellë kundër Interit me shifrat 0-5, Torino do përpiqet ta rregullojë “imazhin” kundër Fiorentinës, ndeshje e cila do të zhvillohet në “Stadio Olimpico di Torino” prej orës 18:30, java e 2-të në Serie A.

Sipas “TuttomercatoWeb”, trajneri Baroni pritet ti besojë rolin e protagonistit në mesfushë blerjes më të re, Kristjan Asllani. “Regjisori” i Kombëtares është gati të jap kontributin për ekipin e Torinos.

Është bërë e ditur se mbrojtësi Ardian Ismajli nuk do të jetë në fushë, kjo për shkak të problemeve fizike.

Në “letër”, Fiorentina analizohet më e favorizuar për të fituar duelin, por do të jetë fusha ajo që do vendos verdiktin final.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat